Saturday, July 27, 2024

Festival golash në “Air Albania”, Skënderbeu tregon forcën ndaj Tiranës

Lexo

TIRANA 3-4 SKËNDERBEU (Abazaj (P) 28′, Përgjoni 36′, Patrik 84′ / Franklin 12′, 62′, Shaqe 17′, Liço 32′)

Tirana ka pësuar disfatë duke u mposhtur me rezultatin 3-4 në “Air Albania”, në ndeshjene vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Korçarët e nisën ndeshjen mjaft mirë, teksa realizuan dy herë në harkun e 18 minutave. Fillimisht Franklin e më pas Shaqe, “ndezën” festën e mysafirëve. Në minutën e 28-të Abazaj shkurtoi diferencat, teksa ekzekutoi saktë një penallti. Lico dërgoi shifrat në 1-3 në të 33-tën, duke treguar qartë se Skënderbeu e kishte seriozisht në kryeqytet. Ishte Përgjoni ai i cili rihapi llogaritë dhe mbajti gjallë shpresën bardheblu.

Djemtë e Gvozdenovic u futën me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe në të 63-tën, Franklin “tundi rrjetën” sërish. Sikur të mos mjaftonte disavantazhi, Tirana mbeti me një lojtar më pak për më shumë se зerek ore lojë, pasi Hoxhallari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Pavarësisht kësaj, Patrick shënoi në të 85-tën, por nuk ishte i mjaftueshëm që të besuarit e Ahmataj të dalin me pikë nga ky takim.

Kështu, Tirana renditet në vendin e katërt me 30 pikë dhe kreu i klasifikimit duket shumë larg. Skënderbeu e sheh veten në vendin e gjashtë me 25 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img