Sunday, August 17, 2025

Rangers, i Nedin Bajramit, kualifikohet në turin e katërt paraeliminator, kosovari nw fushw në të 87’- Champions League 2025-2026

Lexo

Rangers i Nedim Bajramit ka siguruar kualifikimin në turin e fundit paraeliminator në rrugëtimin drejt fazës finale të Champions League 2025-2026.

Ekipi skocez u mund në takimin e kthimit të zhvilluar në Plzen përballë Viktorias vendase, e cila triumfoi me shifrat 2-1. Ndërsa një javë më parë skocezët i ishin imponuar ekipit çek me shifrat 3-0. Sa i përket duelit të sotëm Bajrami e nisi ndeshjen nga stoli për tu aktivizuar vetëm në minutën e 87’ kur i mori vendin Antman.

Pengesa e fundit e Rangers drejt fazës finale të Champions League do të jetë fituesja e duelit Salzburg-Club Brugge.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img