Wednesday, November 19, 2025

Raundi i parë i kualifikueseve të Euro 2026 U-17/ Shqipëria humbet 1-0 ndeshjen e fundit ndaj Kazakistanit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kazakistani U17-Shqipwria U17  2-1(Shwnues:    Roman 21’, Zhilkaidar 58’/ Armend Muslika 90’)

Formacioni I Shqipwrisw: Simon Lleshi (GK), Kostantinos Varesi (C), Xhoel Mezani, Dennis Pierro, Petro Marku, Dion Vata, Kledi Qosja, Mattias Allasufi, Armend Muslika, Frensi Mali, Sokol Uldedaj. Trajner: Fatjon Tafaj

Kombëtarja U-17 luajti sot ndeshjen e tretë dhe të fundit në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 ndaj Kazakistanit.

Takimi i zhvilluar në “SRP Trate Nedelišće”, në Nedelišće, u fitua nga Kazakistani U-17 me rezultatin 2-1.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Lleshi (GK), Kostantinos Varesi (C), Xhoel Mezani, Dennis Pierro, Petro Marku, Dion Vata, Kledi Qosja, Mattias Allasufi, Armend Muslika, Frensi Mali, Sokol Uldedaj.

Kazakistani U-17 zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të me sulmuesin Chernomorets. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në fraksionin e dytë, Kazakistani U-17 gjeti sërish rrjetën në minutën e 58-të me Zhilkaidar, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Pavarësisht rezultatit, në pjesën më të madhe të ndeshjes Kombëtarja U-17 ishte në kontroll të lojës dhe krijoi disa mundësi të mira. Nga minuta e 76-të, Shqipëria mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të sulmuesit Himallari.

Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe në fund të takimit në kohën shtesë shënuan gol me Armend Muslikën, megjithatë asgjë nuk ndryshoi dhe ndeshja u mbyll me fitoren 2-1 të Kazakistanit U-17.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img