Friday, September 20, 2024

Reagon FSHF, Komiteti Ekzekutiv miraton materialet e Asamblesë Zgjedhore të 2 marsit, i dërgon anëtarëve materialet

Lexo

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot në ora 11:00 për të shqyrtuar materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02 mars 2022.

Pasi u njoh me propozimet e bëra nga Sekretariati i FSHF-së për materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2022, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi të miratojë materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2022.

KE ka aprovuar pasqyrat financiare individuale dhe të konsoliduara për vitin 2021, dhe buxhetin e vitit 2022, të cilat do t’i propozohen Asamblesë së Përgjithshme për miratim. Komiteti Ekzekutiv ka shqyrtuar propozimet përkatëse për përzgjedhjen e auditorëve të jashtëm, të cilat do t’i propozohen Asamblesë së Përgjithshme.

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë.”

FSHF lajmëron se vijon normalisht procedurat në bazë të statutit me anëtarët e saj për mbarëvajtjen normale të procesit zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të datës 02 mars 2022.

“Pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF, i mbledhur sot më 17 shkurt 2022 duke filluar nga ora 11:00, që miratoi materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2022, Federata do të njohë anëtarët e Asamblesë me materialet dhe me rendin e ditës që do të shqyrtohen në këtë mbledhje. Gjithashtu, anëtarët do të njihen edhe me bilancin financiar dhe projekt-buxhetin, që do t’i propozohen Asamblesë për miratim, si edhe me emrat e kandidatëve për president dhe kandidatët për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Komisioni i Verifikimit, që është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor, ka verifikuar ligjshmërinë e propozimeve dhe integritetin e kandidatëve të propozuar për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Ky komision ka dalë me vendimin se për postin e kandidatit për President të FSHF-së kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova.

Po sipas këtij komisioni kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv  të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qenë zyrtarisht në garë me së paku 2 propozime. Lista e kandidatëve për anëtarë të KE-së është kjo: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj dhe Ylli Ҫekiҫi.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img