Skënderbeu është mundur ditën e sotme në shtëpi nga Vllaznia me shifrat 0-4 në stadiumin “Skënderbeu”. Kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj, rrëmbeu skenën mbrëmjen e sotme, teksa realizoi tripletë golash, padyshim duke u shpallur dhe “Lojtari i Ndeshjes”.Pas ndeshjes, Balaj deklaroi për “RTSH”:
“I lumtur për fitoren në radhë të parë. Të tillë gola marrin vlera mjaft të mëdha, më vjen mirë për këtë tregolësh të parë që po shënoj me Vllazninë.
Ne sulmuesit e dimë mirë, nganjëherë të zvogëlohet porta. E rëndësishme është që po shënoj, jemi kthyer te fitoret dhe rezultatet pozitive. Të mbaj veshur fanellën e Vllaznisë, për mua nuk ka stimul më të madh.
Tërheqja nga Kombëtarja? Urdhri i dytë e anulon të parin.
Nuk e di kush është fitues i “Topit të Artë”. Për mua si lojtar rëndësi ka trofetë dhe çmimet me Vllazninë. Pa ndihmën e skuadrës është e pamundur t’i fitosh këto trofe”, u shpreh Balaj.