Wednesday, November 27, 2024

Reja, akoma në dilemë për Armando Brojën: “Broja njëherë fiket, njëherë ndizet. Nuk luan dot një ndeshje të plotë”

Lexo

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, duke folur në emisionin “Skaner” në MCN TV, preku disa tema. Italiani u shpreh se skuadra e ndjek dhe humbjet kanë ardhur nga gabime individuale.

Skuadra nuk ka ndjekur trajnerin? Skuadra më ndjek. Gjatë javës ne punojmë shumë mirë. Nëse flasim për humbje, dalin në pah probleme individuale. Humbasim ndeshje në mënyrë të pabesueshme. Nëse duam të shkojmë në Europian, nuk duhet të bëjmë këto gabime.

Skema? Ndërrova skemë, sepse kisha probleme në mbrojtje. Doja t’i jepja mundësinë Asllanit dhe Bajramit, që të luanin, si te Empoli. Nëse do ktheheshim në kohë, do luaja me 3-5-2.

Reja u pyet edhe për Armando Brojën, për të cilin tha se nuk mund të luajë një ndeshje të plotë, për shkak të minutave të pakta te skuadra e Chelsea. Për sulmuesin, Reja tha se herë ndizet dhe herë fiket.

Nuk ka asnjë histori mes meje dhe Brojës. Jeni ju që jepni mbivlerësime të caktuar për lojtarët. Broja vërtet luan të Chelsea, por luan pjesë të lojës, 20 ose 30 minuta dhe në fakt duhet të gjejë kondicionin. E njëjta gjë edhe për Asllanin, që u aktivizua vetëm një pjesë te Interi. Diskutimi për Brojën është ky, është një djalë i ri 20-vjeçar, ka eksperiencën në Angli, ku bëri mirë, por nuk e ka ritmin e garës. Luan 20-30 minuta, nuk bën kurrë 90 minuta. Nuk ka nisur asnjë ndeshje nga fillimi. Broja është si drita, njëherë ndizet njëherë fiket. Unë nuk kam kurrë një preferencë, e konsideroj si gjithë të tjerët në skuadër. Broja ka një hap më shumë, sepse fizikisht kur niset në fushë, nuk e ndalon askush.

U përpoqa që në eksperiencën time, të afroj të rinj në skuadër, përfshirë këtu. Janë lojtarë që duhet të piqen. Të rinjtë duhet të jenë më të përulur dhe të japin maksimumin.

Tekniku kuqezi, deklaroi se ka një raport shumë të mirë me presidentin e FSHF, Armand Duka dhe u shpreh se pavarësisht se çfarë ndodh për të ardhmen, respekti do të mbetet.

Raportet me Dukën? Me presidentin jemi në raport shumë të mirë. Presidenti do rezultatet dhe këto nëse nuk janë të mjaftueshme, do bëjë zgjedhje tjetër, do ndërrojë trajner. Pavarësisht gjithçkaje, respekti do të mbetet.

Të presim fundin, ka kohë deri në mars, për të folur për trajnerë të tjerë. Të lëmë trajnerin të kryejë punën e tij dhe më pas të shikojmë. Kam qenë mirë aty, kam konsiderata nga njerëzit. Tregojnë respekt për mua. Nëse do mungonin këto konsiderata, nuk do isha te Shqipëria

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img