Friday, May 10, 2024

(Video)Pragndeshja me Realin, sjell Armand Dukën në Shkodër. Përgëzime Vllaznisë së femrave për kualifikimin dhe premio për ndeshjet në grupet Champions

Lexo

Suksesi i arritur në Ligën e Kampioneve të Europës duke u kualikuar në grupe mes 16-të më të mirave të Europës, por edhe pragndeshje e parë në grupe përballë Realit btë Madridit ka nxitur kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit të bëjë një vizitë në qytetin e Shkodrës.

Ndalesa e parë është bërë në mjediset e zyrës së Klubit të Futbollit Vllaznia, e cila shërben edhe si muze i historisë së futbollit të femrave në Shkodër, ku Duka i shoqëruar Presidenti i Vllaznisë Lazër Matija dhe trajneri i kombëtares së futbollit femra, Armir Grima është njohur me sukseset dhe trofetë e shumta që skuadra kuqeblu ka fituar në vite.

Salla e konferencave të shtypit e stadiumit “Loro Boriçi”, ka qënë ndalesa e radhës për kreun e FSHF-së, Duka ku është takuar med ekipin e futbollit femra Vllaznia.

Një takim i ngrohtë, përgëzues për rezultatet e arritura si 9 herë kampione e Shqipërisë, dhe së fundmi me suksesin më të madh në historinë futbollit shqiptar, kualifikimin në grupet e Ligës së Kampioneve të Europës.

Ndërkohë, që nuk ka munguar edhe mbështetja nga ana e FSHF-së, për sukseset në vite, por edhe bonus special për ndeshjen e parë me Real Madid, si dhe të tjerat në vazhdim, Çelsi dhe Paris Saint Germain.

Në vijim, Duka ka zbritur edhe në pistën e stadiumit “Loro Boriçi”, ku pasi është fotografuar me ekipin e futbollit Vllaznia për femra, ka dhënë edhe një prononcim për mediet. Krahas suksesit të Vllaznisë në futboll femra, Duka foli edhe për çështjen e trajnerit të kombëtares Reja, dhe kampionatin shqiptar në përgjithësi.

I pyetur nga mediet, presidenti Duka komentoi edhe vendimet e fundit të FSHF-së për m ospërfshirjen në kampionatin e femrave të dy ekipeve shkodrane, Murlani dhe Atletik Club Shkodra.

Duke folur për terrenet sportive, Duka përgëzoi inciativen e kryebashkiakut shkodran Bardh Spahia për ndërtimin e një fushe të re sportive, duke afruar mbështetjen e FSHF-së, jo vetëm për këtë kompleks sportive, por edhe për çdo iniciatë tjetër, qoftë edhe të individëve për ndërtimin e fushave sportive me bar artificial dhe natyral.

Pak ditë më aprë, kryebashkiaku shkodran, Bardh Spahia premtoi një fushë të re sportive për Shkodrën, iniciative të cilën e mbështet edhe FSHF.

Ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Kampioneve të Europës në futboll femra, Vllaznia do të ketë më datë 20 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodërs përballë Real Madrid.

(Video) Pamje nga vizita e Presidentit Armand Duka në stadiumin “Loro Boriçi”-takimi me ekipin e futbollit të femrave, Vllaznia)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img