Sunday, September 8, 2024

Renditja e FIFA-s në mbyllje të 2023-shit: Argjentina në krye, Shqipëria e 62-ta

Lexo

Argjentina konfirmohet edhe për këtë muaj si kryesuesja e renditjes së FIFA-s për shtete dhe mbyll vitin kalendarik 2023 në vendin e parë. Pas kampionëve në fuqi të botës renditet Franca, që përballë Messit me shokë humbi finalen e Botërorit në Katar. Ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit qëndron Anglia.

Brazili zë vendin e 5-të në këtë renditje, ndërsa para “seleçaos” qëndron Belgjika. Holanda qëndron në vendin e 6-të e ndjekur nga Portugalia, Spanja, Italia dhe Kroacia që plotësojnë dhjetëshen e parë të kësaj renditjeje.

Shqipëria mbetet në vendin e 62-të edhe pas përditësimeve të fundit të renditjes së FIFA-s. Bie në sy se kundërshtarët e skuadrës kuqezi në fazën e grupeve të Euro 2024 janë të gjitha në “Top 10”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img