Richard Ferizaj, debutim me fitore në Irlandë. Talenti shkodran i Bray Wanders luajti titullar në transfertë kundër Longford Town, shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

Ndonëse në një moshë të re, vetëm 15 vjeçare, emri i talentit shkodran Richard Ferizaj, është bërë shumë i njohur në futbollin irlandez. Duke ecur në gjurmët e të vëllait të tij më të madh, 19 vjeçarit Justin Ferizaj, të cilit i është besuar fanela e titullarit të kombëtares irlandeze, Richardi ka bërë debutimin e parë si titullar nga minuta e parë në formacionin e Bray Wanders.

Këtë e ka bërë mbrëmjen e së hënës, kur skuadra e tii Bray Wanders, luajti në transfertë kundër Longford Town. Siç bëjnë të ditur mediat irlandeze, shqiptari Richard Ferizaj ka luajtur për plot 87-të minuta duke qënë ndër më të mirët në fushën e lojës.

Këtë e verteton edhe shpallja e lojtarit më të mirë të ndeshjes, vlerësim që është përcaktuar pas ndeshjes nga komisioni përkatës i specialistëve të Federatës së Futbollit në Irlandë.

Përpos kësaj, shkodrani Ferizaj, ka marrë edhe një tjetër vlerësim pozitiv. Këtë radhë nga ana e tifozërisë, e cila në një votim online e ka cilesuar si lojtarin më të mirë të ndeshjes.

Shkëndinë  e parë me klubin e ri, Richard Ferizaj e dha më 18 janar, plot një muaj më parë, ku ai zhvilloi ndeshjen e parë si titullar me skuadrën e re Bray Wanders, madje duke shënuar edhe golin e barazimit në miqësoren kundra Drogheda të Ligës Irlandeze, kur vetëm tre javë më herët ksihte firmosur kontratën 2 vjeçare me kluibin e tij Bray Ëanders.

Faktet flasin vetë dukle bërë të ditur se për talentin shkodran, e ardhmja e ndritur e karrieres së tij sportive është e padiskutueshme. Një arritje kjo, ashtu si edhe të vëllait të tij më të madh, Justinit 19 vjeçar, bën krenar, jo vetëm prindërit e tij, por edhe një komunitet të gjërë shqiptar që jetojnë prej vitesh në Irlandë.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu