Emocionet e Kampionatit Kombëtar të futsalës rikthehen sërishmi sonte, kur në orën 20:00, Vllaznia e futsales pret Tiranën, ekipin kryesues të kampionatit. Një supersfidë që pritet të dhurojë spektakel në fushën e lojës.
Falë një paraqitje të mirë në të dy fazat e kampionatit, bardheblutë janë me meritë në krye të klasifikimit, madje e kanë siguruar titullin kampion. Ndërkohë, Vllaznia, pas një partaqitje jo të mirë në fazën e parë, në të dytën ka përmirësuar shumë gjëra duke regjistruar disa fitore shumë të rëndësishme, ku më të fundit janë ato ndaj Flamurtarit 5-3 dhe ndaj Partizanit 15-9.
Një fitore e Vllaznisë mbrëmjen e sotme i shërben kuqebluve për renditjen në vendin e dytë, por për t’ia arritur një objektivi të tillë drejtuesit e futsales shkodrane kërkojnë mbështetjen e tifozërisë kuqeblu.
“Të dielën presim në “Qazim Dervishi” ekipin e Tirana Futsal. Kjo do të jetë ndeshja e fundit në Shkodër për këtë kampionat kombëtar. Presim mbështetjen e tifozerisë në këtë ndeshje klasike.
Hajde n’pallat
eReja Sponsor gjeneral i KF Vllaznia Futsal
Super shpejt.
Super Aplikacion.
Super eReja.”, është postimi zyrtar që KF Vllanzia Futsal, ka publikuar në rrjetet sociale duke kërkuar mbështetjen e tifozëve për këtë ndeshje.