Kampionati “Abissnet Superiore” do të çelë siparin për vitin 2024 me javën e 19-të, që do të luhet e ndarë në tre ditë.
Të premten më datë 12 janar do të luhet sfida e parë e javës së 19-të, Dinamo City-Tirana. Kjo ndeshje e rëndësishme do të startojë në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”.
Një tjetër takim interesant është dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut,përballje që do të luhet të shtunën më 13 janar në “Egnatia Arena” prej orës 13:30.
Në të njëjtën ditë do të luhet edhe sfida tjetër mes Partizanit dhe Teutës në “Arenën e Demave” në orën 17:00.
Dy sfidat e fundit të javës do të zhvillohen të dielën më datë 14 janar. Laçi-Erzeni do të jetë ndeshja e parë e ditës e cila do të luhet në orën 13:30 në stadiumin e “Laçit”.
Java e 19-të do të mbyllet me derbin e veriut Vllaznia-Kukësi e cila do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” prej orës 17:00.
Dinamo-Tirana(Trupa gjykuese)
Arbitër kryesor:Enea Jorgji(Elbasan)
Asistent 1:Denis Rexha(Tiranë)
Asistent 2:Ridiger Çokaj(Lezhë)
Arbitër i 4:Florjan Lata(Durrës)
Var:Kreshnik Barjamaj(Tiranë)
Avar:Erind Burgu(Fushë-Krujë)
Fatos LAMAJ