Portugalia rikthehet në finalen e Ligës së Kombeve, e arrin këtë duke mposhtur Gjermaninë, me përmbysje, 2-1. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, por gjermanët u treguan më të mirë me raste, me Goretzka dhe Ëoltemade.
Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë me Ëirtz që vendos epërsinë për gjermanët, por midis minutës së 63-të dhe të 68-të, së pari Conceiçao me një gol të bukur dhe më pas Ronaldo përmbysin rezultatin.
Gjermanët u përpoqën, por rrezikuan të pësojnë dhe golin e tretë. Portugalia shkon në finale, duke pritur fituesin e ndeshjes Spanjë-Francë.