Thursday, March 5, 2026

Rikthehet Egnatia! Fitorja bindëse, me lojë dhe rezultat ndaj Tiranës, konfirmon se kampionët janë kolauduar në formën e tyre më të mirë sportive

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia-Tirana  2-0(Shënues: Buriç 28’, Albanese 48’)

Kanë mjaftuar dy gola, një një në secilen pjesë që Egnatia të likujdojë Tiranën, me të cilen u ndesh në stadiumin “Arena Egnatia” në kuadër të javës së katërt të kategorisë Abissnet Superiore.

Autorët e golave për rrogozhinasit janë Buriç në minutën e 28-të të pjesës së parë dhe Albanese në minutën e 48-të. fillimin e të dytës i dhanë tre pikët Egnatias.

Rezultati mund të ishte edhe më i thellë nëse nuk do të konsideroheshin të pavlefshëm edhe dy gola të tjerë të shënuar nga vendasit.

Ajo që duhet theksuar është fakti se përformanca e Egnatias në këtë ndeshje ishte në nivelin e saj më të mirë, duke konfirmuar kështu se kampionët në fuqi po vijnë në lojën e tyre.

Pikët e lëna në Shkodër për llogari të javës së parë të Abissnet Superiore, po kompensohen nga java në javë duke bërë që aktualisht të mbajë vendin e dytë të renditjes me shtatë pikë të grumbulluara.

Ndërkohë, nga ana tjetër Tirana, vazhdon të zhgënjejë ku duket se edhe ndërrimi i trajnerëve nuk po jep efektin e dubur. Poziciopni në fund të tabelës me vetëm dy pikë të grumbulluara, është një sinjal alarmi për bardheblutë në mënyrë që në javët e ardhshme të ndryshojnë situatën, pasi në të kundërt rreziku i mbijetes mund të rikthehet për sëri tek skuadra kryeqytetase.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img