Tragjedia e ndodhur me Raphael Dwamena bëri që ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit të ndërpritet në minutën e 24-të dhe FSHF-ja më pas anuloi të gjitha aktivitet që ishin planifikuar për fundjavën, ku përjashtim bënë vetëm takimet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, që kishin startuar në njëjtin orar me Egnatia-Partizani, 13:30, dhe që përfunduan normalisht.
Gjtihçka do të rinisë pas ndeshjeve të kombëtares. Për sa i përket sfidës mes Egnatias dhe Partizanit, do të vazhdojë pikërisht aty ku u la, në minutën e 25-të të takimit. Në fushë do të zbresin të njëjtët lojtarë dhe gjyqtarë. Nuk do të ketë asnjë ndryshim në formacionin e skuadrave, teksa vendin e Dwamenas do të jetë Isgandarli, i cili në minutën e 32-të hyri në fushë edhe pse ndeshja nuk rifilloi.
Ndërkohë pritet njoftimi i FSHF-së për të mësuar axhendën e plotë të javës.