Monday, April 29, 2024

Basketboll/ Shkodrani Memçaj largohet nga Vllaznia

Lexo

Ndonëse problemet organizative dhe ato financiare vazhdojnë të jenë akoma prezent në basketbollin shkodran, Shoqata e Basketbollit Vllaznia ka bërë të mundur të jetë aktive në merkato duke veshur kuqeblu dy basketbollistë amerikanë.

Por, përpos afrimeve nga ekipi do te ketë edhe largime. Bëhet fjalë për shkodranin, 21 vjeçarin e talentuar Elian Memçaj. Njoftimi është bërë nga Shoqata e Basketbollit të Vllaznisë përmes faqes zyrtare, ku specifikohet që largimi ka ardhur nga kërkesa e vetë Memçajt:

“Me kërkesë të lojtarit, klubi ynë ka shkëputur marrëveshjen e bashkëpunimit me lojtarin Elian Memçaj.Klubi ynë e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë si dhe i uron suksese në të ardhmen”.

Ky largim nuk do të jetë i lehtë për kuqeblutë pasi Memçaj ka pasur një peshë të madhe në ekip duke qenë pikashënuesi më i mirë me 86 pikë të shënuara në ndeshjet e këtij sezoni.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img