Saturday, July 27, 2024

Rikthehet Superiorja, nesër dy duelet e para të Javës së 6-të: Teuta-Vllaznia dhe Bylis-Erzeni

Lexo

Me përfundimin e ndeshjeve të kombëtares kuqezi, aktiviteti futbollistik shqiptar i është rikthyer normalitetit. Pas luajtjes së ndeshjeve të para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, nesër fillon edhe kampionati i Superiores me dy ndeshjet e para të javës së gjashtë, Teuta-Vllaznia dhe Bylis-Erzeni.

Me interesi pritet ballafaqimi në mes Teutës dhe Vllaznisë, takim ky që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke filluar nga ora 17:45. Bregdetarët, të cilët tashmë drejtohen nga trajneri Bledi Shkëmbi, i cili zëvendësoi Renato Arapin e mëparshëm, janë në një pozitë shumë të vështirë në tabelen e klasifikimit duke u renditur në vendin e parafundit me vetem pikë. Ndaj, është kjo arsyeja që në kampin durrsak kërkohet patjetër fitorja tre pikëshe.

Por, në të njëjtën kohë, edhe pse në kampionat pozita e Vllaznisë është e pranueshme duke mbajtur vendin e tretë me 9 pikë, vetëm 3 më pak nga kreu, humbja e fillim javës në Kupë me Flamurtarin 2-1 ka shkaktuar problem në kampin kuqeblu. Shqetësuese për stafin teknik dhe drejtuesit, janë oshilacionet që po shfaq skuadra nga ndeshja në ndeshje. Në të tilla kushte, edhe në kampin kuqeblu, fitorja në përballjen me Teutën, është detyrim.

Kësisoj, përballë dy skuadrave që secila kërkon fitoren tre pikëshe, ballafaqimi i nesërm në “Niko Dovana” mbetet një ndeshje për t’u parë, 90-të minutat e së cilës pritet të prodhojnë një lojë cilësore.

Me të njëjtin interes pritet edhe ndeshja sfida që do të luhet në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, mes Bylisit vendas dhe Erzenit mysafir. Vetë pozitat ambicioze në renditje, me shijakasit kryesues me 12 pikë dhe mallakastriotiët të pestët me 8 pikë, një më pak se Vllaznia, paralajmëron një ndeshje të fortë mes këtyre skuadrave.

Kampionati Kombëtar i Superiores, vijon të shtunën me ndeshjeët e tjera, Laçi-Kukësi dhe Egnatia-Kastrioti, ndërkohë që java e gjashtë mbyllet të dielen me derbin, Partizani-Tirana, i planifikuar të luhet të dielen në “Air Albania” duke filluar nga ora 19:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img