Marash Kumbulla ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pësoi në pranverë të këtij viti ndaj Milanit dhe ka rinisur stërvitjen me grupin te skuadra e Romës. Mbrojtësi shqiptar i verdhekuqve po shton ngarkesën gradualisht, teksa rikthimin në fushë është shumë pranë për të.
Mbrojtësi kuqezi është stërvitur rregullisht me grupin, por nuk është akoma gati për të zbritur në fushë, pasi akoma nuk ka arritur formën optimale. Detajet i ka dhënë vetë trajneri i Romës, Jose Mourinho, në prag të ndeshjes ndaj Fiorentinës:
“Kumbulla ka lënë pas dëmtimin dhe po stërvitet rregullisht me skuadrën. Nuk e rrezikuam ndaj Fiorentinës, pasi vjen nga një ndërprerje e gjatë dhe duam të rikuperohet sa më mirë. Besoj se mund të luajë 10-15 minuta ndaj Napolit, nëse do ta kemi të nevojshme, megjithatë në sfidën pasardhëse ndaj Juventusit do të ketë patjetër hapësira”, u shpreh Mourinho.