Sunday, November 24, 2024

Rinovimi i mundshëm i Sylvinhos, Josa e ka bindje: “Nuk kemi përse të dyshojmë për të ardhmen e tij!”

Lexo

Trajneri i njohur, Mirel Josa tha në “Euro 24” në News 24 se se pengu i kombëtares është ndeshja ndaj Kroacisë, teksa sipas tij, Shqipëria i pati të gjitha mundësitë të fitonte.

“Italia ishte më mirë se ne. Ndeshja e tyre ndaj Kroacisë, u luajt në kushte të veçanta. Kroatët kanë veçantitë e tyre, edhe pse ishin disi të lodhur në këtë kampionat. Ne dhamë gjithçka. Ndonjëherë, në ato analizat tona, jo po luajti me zemër, jo pa zemër, thashë edhe një herë, futboll pa entuziazëm nuk ka. Që nga ndeshja me Italinë e mbrapa, u rritëm.

Qy nga ndeshja me Italinë, stafi qëndroi afër skuadrës dhe reagimi u pa ndaj Kroacisë. Unë e vlerësoj skuadrën në iniciativën e marrë për të barazuar sfidën me Kroacinë.

Dihej vështirësia. Në futboll kapet situata dhe momenti. Unë do isha i kënaqur me skuadrën, nëse do merrnim pikët me Kroacinë. Nuk mund të bësh llogari më përpara. Duke parë skuadrat në çfarë niveli janë, të gjithë flisnin për një Kroaci të fortë, por nuk ndodhi ashtu. Unë jam i kënaqur sepse patëm progres nga ndeshja e parë deri në ndeshjen e 3-të” – tha ai.

Më tej Josa shtoi se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe trajnerit Sylvinho duhet të vazhdojë. Sipas Josës, Sylvinho ka bërë mirë në pankinë dhe rinovimi do ishte zgjidhja e duhur.

Kryesori ka qenë ai. Sylvinho ka ndryshuar shumë gjëra. Ne nuk kemi përse vendosim në dyshim të ardhmen e tij, edhe nëse rezultati i 3 ndeshjeve do ishte më i keq. Harmoni në skuadër ka. Përderisa ka folur për të ardhmen, ka mundësi të qëndrojë” – tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img