Erzeni do te vazhdoje te garoje ne eliten e futbollit Shqipetar. Gjithçka duket se eshte ne rrugen e duhur teksa eshte vete klubi qe reagon perfundimisht ne media. Me nje deklarate per mediat shijakasit njoftojne opinionin publik se neser me date 19 korrik do te nisin zyrtarisht pergatitjet per sezonin e ri futbollistik 2023-2024.
Qarkullonin prej javesh lajme te ndryshme si shkrirja e ekipit renia ne kategorite me te uleta e shume te tjera qe shqetesonin jo pak dashamiresit shijakas dhe opinionin publik. Klubi ka qendruar ne heshtje olimpike deri ne kete faze te merkatos ku nuk eshte afruar asnje lojtare.
Por siç duket lutjet e tifozeris se Erzenit jan degjuar dhe klubi do te nis zyrtarisht pergatitjet per sezonin e ri. Dhe duket se qe prej dites së neserme priten surprizat e para, duke filluar nga emrat e stafit teknik per të vijuar me pas me perberjen e skuadres.
Fatos LAMAJ