Risi në Shkodër- “Loro Boriçi”, hap dyert për femrat. Vllaznia-Dinamo, sot, ora 19.45, pa biletë

Risi në Shkodër. Drejtuesit e KF Vllaznia, kanë vendosur që tifozet femra që kanë dëshirë të ndjekin skuadrën e qytetit të tyre në stadiumin “Loro Boriçi” , hyrjen ta kenë falas, pa biletë.

Një vendim i tillë i marrë nga presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi është zyrtarizuar më herët, ndërkohë që sot, do të aplikohet për herë të parë në ndeshjen, Vllaznia-Dinamo, e vlefshme për javën e pestë të Abissnet Superiore.

Prania e elementit femër në stadiumin “Loro Boriçi” si dhe më herët kur quhej “Vojo Kushi”, ka qënë një traditë e kahershme dhe e vazhdueshme për komunitetin shkodran. Por, tashmë, në respekt të kësaj kategorie të respektuar të shoqërisë sonë, me vendimin e fundit të KF Vllaznia për favorizimin e tyre të hyrjes gratis, pritet që numri i tyre të jetë edhe më i madh.

Me këtë veprim, drejtuesit e klubit kuqeblu, besojnë se prania e elementit femër në tribunat e “Loro Boriçit” pritet të ndikojë pozitivisht edhe në uljen e tensioneve të tifozërisë që shpesh here, janë jo pak të ashpra në radhët e tyre

Ndërkohë, referuar takimit të sotëm, shumë të rëndësishëm për kuqeblutë, shpresohet se prania sa më e madhe e elementit femër në stadium, të ndikojë pozivisht për skuadrën shkodrane, duke qënë fatsjellëse për një rezultat pozitiv të Vllaznisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu