Roko Vata, djali i ish kapitenit të kombëtares shqiptare Rudi Vata, i cili la Skocinë për të luajtur në Londër, po kalon një formë të shkëlqyëer sportive me ekipin e tij të ri Uatford. Në vazhdën e ndeshjeve pozitive, ka ardhur edhe kjo e sotmja ku Roko Vata ka dhuruar spektakël teksa ka shënuar në minutën e 95-të të shtesës duke kontribuar në fitoren e ekipit të tij Uatford me rezultatin 2 me 1 ndaj Portsmuth.
Roko u aktivizua në startin e pjesës së dytë, për t’i dhënë një impuls fazës ofensive të skuadrës e cila e shihte veten në disavantazh të një goli pas 45 minutave të para. Një penallti e ekzekutuar nga Kajembe barazoi shifrat, ndërsa sulmet e vendasve nuk reshtën derisa erdhi minuta e 95-të.
Në këtë mënyrë, Roko i bën një mbyllje fantastike vitit 2024, teksa me dy gola dhe 2 asiste në 4 ndeshjet e fundit me ekipin e Uatford, po ndihmon atë të mbetet në garën për kthimin në Premier Ligë, ku me këtë fitore ngjitet në vendin e 6 në renditjen e kategorisë së dytë angleze.
Me këtë përformancë fantastike në gjysmës së sezonit në gjirin e ekipit Uatford, Roko Vata ka marrë vemendjen e medias angleze, e cila vazhdon të flasë me superlativa për talentin shqiptar.