Ish-futbollisti i njohur Rudi Vata ka rrëfyer jetën dhe karrierën e tij të gjatë sportive në emisionin “Star Kids” në Star Plus Tv duke dhuruar shumë emocione për fëmijët. Vata e nisi me momentin kur veshi për herë të parë bluzën e Vllaznisë në një moshe të re përpara se të shkonte tek Dinamo.
59 ndeshjet me kombëtaren, 7 vitet si kapiten, 5 golat e shënuar, veçanërisht goli përballë Gjermanisë janë momente të paharruara për Rudi Vatën.
Vata rrëfeu se si në vitin 1991 kërkoi azil politik në Francë pas një ndeshje të kombëtares për të fituar lirinë që në Shqipëri i mungonte asokohe.
Ish futbollisti ndau disa momente nga jeta e tij familjare, bashkëshortja skoceze dhe dy djemtë.
Dëshira tashmë për të drejtuar FSHF-në ashtu si në 2014-ën kur kandidoi i ka humbur thotë Vata ndërsa do vijojë të thotë mendimet e tij në shërbim të futbollit dhe brezave.
Çështja e djalit të tij Roco, futbollist i Celtic ku luajti edhe vetë Vata dhe që ende nuk është thirrur nga ekipet kombëtare shqiptare nuk i shpëtoi interesit të fëmijëve.
Fëmijët e vendosën përballë një sfide që Rudi Vata e realizoi.
Në fund nuk mungoi edhe një mesazh.
Rudi Vata gjatë emisionit “Star Kids” foli edhe për kombëtaren shqiptare dhe suksesin e saj me kualifikimin në kampionatin europian për të dytën herë si dhe iu përgjigj shumë pyetjeve të tjera të fëmijëve.