Thursday, November 21, 2024

Rrethi i 79-të Çiklistik i Shqipërisë- Ylber Sefa sfidon në finish rumunin Cristian Raileanu duke u shpallur kampion

Lexo

Ylber Sefa është fitues i Rethit Çiklistik të Shqipërisë, i 79-ti për nga radha. Në Turin e sivjetëm çiklistik, 12 skuadrat pjesëmarrëse, ndër to 3 shqiptare dhe 9 të huaja, konkuruan në pesë etapa duke pedaluar në një prej 728 km  në qytete të ndryshme të vendit tonë. Rrethi Çiklistik i Shqipërisë është për herë të katërt pjesë e kalendarit të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI), duke i dhënë kështu më tepër vlera fitores së çiklistit të Kombëtares sonë.

Rivalitetin kryesor Sefa e kishte me çiklistin rumun Cristian Raileanu, të cilin e sfidoi në finishin e etapës së fundit, atë me itinerar Gjirokastër-Vlorë-Fier 160.6 km  e gjatë. Me fitimin e kësaj etape, si dhe tre të mëparshmëve, ndërkohë që ka humbur të katërtën, Sefa ka siguruar pikët e nevojshme për të qënë më i miri i edicionit më të rëndësishëm të vitit duke lënë në vend të dytë rivalin e tij rumun, Cristian Raileanu. Ndërkohë, që në vendin e tretë është renditur Mikel Demiri, një i ri me shumë perspektivë që konkuroi për katëgorinë e moshës së të rinjëve U-23.

Krahas titullit kampion si individë, Shqipëria, e drejtuar nga trajneri Luan Sallaku, u bë fituese edhe e trofeut të titullit kampion si ekip, ndërkohë që figurë të mirë sportive nga çiklsitët shqiptarë bëri edhe

Trofetë për fituesit e trofeve si individë dhe ekip, janë shpërndarë në finishin e etapës së pestë në një ceremoni zyrtare nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, si dhe Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img