Sunday, August 17, 2025

Rumuni Marian Barbu, arbitron ndeshjen Jagiellonia-Dinamo City- Conference League 2025-2026/

Lexo

Dinamo City e Ilir Dajës ka mësuar emrin e arbitrit në takimin e saj të parafundit drejt fazës finale të Conference League 2025-2026. UEFA ka bërë me dije se takimin e parë të fazës play-off mes bluve dhe Jagiellonias do ta gjykojë Marian Barbu.

Gjithashtu UEFA ka caktuar sot edhe asistentët e 37-vjeçarit, të cilët do të jenë jenë George Florin Neacsu dhe Imre Laszlo Bucsi, ndërsa arbitër i katërt është Sebastian Colţescu. Në dhomën e VAR-it do të jenë Cătălin Popa dhe Iulian Dima.

Arbitri kryesor i takimit, Marian Barbu ka vendosur drejtësi edhe në përballjen e Ballkanit ndaj Viktoria Plzen, kur Ilir Daja drejtonte ekipin shqiptar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img