Të dielën në orën 15:00 Kukësi do të presë Vllazninë në Kukës Arena për të luajtur ndeshjen e javës së 29-të të Superiores. Të dy skuadrat luftojnë për fitore për të arritur objektivat personale.
Trajneri i Vllaznisë, Sedloski, e ka nisur me fitore ndeshjen e tij të parë kundër Erzenit, por duket se kanë ardhur edhe dilemat e para që pas mbërritjes në Shkodër. Mungesat e Gurishtës dhe Hakajt kanë lënë pa krahë skuadrën dhe trajneri po punon për të gjetur zëvëndësuesit e duhur. Arsid Kruja është thuajse i sigurtë në vend të kapitenit ndërsa krahu i majtë është mes Smajlit dhe Bulatovic.
Nëse do jetë Smajli, atëherë Bulatovic luan në qendër me Juric por trajneri ka në mendje edhe inkuadrimin e Dajan Shehit në qendër me Juric dhe Bulatovic në krah. Këto dilema do të zgjidhen vetëm në stërvitjen finale që është ditën e nesërme ndërsa pjesa tjetër e formacionit duket se do të jetë e njëjta me atë të ndeshjes së fundit.