Monday, May 13, 2024

(Video) Futsal-Vllaznia nuk ia del, humbet me penallti ndaj Tiranës dhe eleminohet në gjysëmfinalen e kampionatit

Lexo

Vllaznia Futsal-Tirana Futsal  5-5                                     

(Shënues: Behari 12’, Laçeja 22’, Hasaj 25’, Hyseni 29’, Lekaj 36’/Mërtiri 3’, Kaca, 16’, Muça 16’, 35’, Kosova 20’)

Vllaznia: Fatos Behari, Saimir Hyseni, Brilant Hasaj, Elvin Laçeja, Senad Lekaj, Ermir Lera, Xhorxho Lukaj. Trajner: Bujar Celufaj

Tirana: Alban Shiba, Ergyst Xhafaj, Miland Prendi, Lorind Xhaferaj, Florian Gjoni, Blendi Kockaj, Eradi Mërtiri, Kevin Kosova, Endrit Kaca, Vasil Kica, Elvis Muça, Rejdi Koçiu. Trajner: Artur Pogoni

Gjyqtar: Albano Stolaj, Ledio Ziu(Tiranë)

Delegat i FSHF-së: Gerant Qirici

Ashtu siç pritej, gjysëmfinalja e dytë e fazës Play Off në futsal në mes Vllaznisë vendase dhe Tiranës mysafire është shoqëruar me faza interesante. Pasi kishte humbur ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin e thellë 7-1, Vllaznisë i duhej patjetër fitorja në ndeshjen e dytë për ta çuar fatin e kualifikimit në finale me ndeshje të tretë. Ndërkohë që Tirana ishte më e avantazhuar, sepse me një fitore tjetër të dytë në Shkodër zartarizohej si finalist.

Lojë e bukur, rivalitet dhe shumë emocione në një ndeshje që në kohën e rregullt 2 herë nga 20 minuta është mbyllur në barazim 5 me 5.

Për të përcaktuar ekipin fitues, janë dashur të luhen edhe dy shtesa me nga pesë minuta, të cilat edhe këto nuk e ndryshuan barazpeshën e rezultatit, i cili vazhdoi të qëndronte në fuqi me baraziminn e kohës së rregullt, 5-5.

Sipas rregullores, pasi janë konsumuar edhe dy shtesat, për të përcaktuar ekipin fitues, gjyqtarët e takimit, Stolaj dhe Ziu, kanë ftuar skuadrat në gjuajtjet e penalltive.

Vllaznia gjuan e para me Beharin që godet shtyllën e majtë pingule duke humbur penalltinë e parë. Miqtë nga Tirana janë të saktë në gjuajtjen e penalltisë së parë teksa shënojnë mjeshtrisht me autor Florian Gjoni. Vllaznia gabon edhe në gjuajtjen e dytë me autor Hasaj. Kapiteni bardheblu Endrit Kaca është i saktë në gjuajtjene dytë të Tiranës, goli i të cilit i jep fitoren ekipit të tij 0-2 me penallti.

Fitore kjo që kualifikon tiranasit e drejtuar nga trajneri Artur Angoni në finalen e madhe për të përcaktuar ekipin kampion të futsalës shqiptare për sezonin sportive, 2022-2023. Ndërkohë, Vllaznia simpatike e këtij sezoni, e cila vinte si debutuese pas një shkëputje disa vjeçare, ndonëse nuk arriti të shkonte në finale, largohet me kokën lart, sepse ka qënë me të vertetë bukuria e kampionatit. Një përvojë pozitive e këtij sezoni, që patjetër do të shërbejë për një paraqitje edhe më të mirë sezonin e ardhshëm.

(Video) Pamje nga ndeshja gjysëmfinale e futsales, Vllaznia-Tirana. Barazim 5-5, kualifikohen bardheblutë me penalli)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img