Federata e Futbollit vijon me përgatitjet për organizimin e seleksionimit për futbollistet vajza që aktivizohen brenda dhe jashtë vendit.
Seleksionimi është i vlefshëm për futbollistet e vitlindjes 2009, 2010 dhe 2011 dhe do të mbahet më 30 gusht, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë, duke nisur nga ora 09:00.
Ky aktivitet do të zhvillohet nën kujdesin e Drejtorisë Teknike dhe Departamentit të Skautizmit në FSHF, dhe ka për qëllim evidentimin e talenteve që mund të përfaqësojnë ekipet kombëtare të moshave në të ardhmen.
Vazhdojnë aplikimet për të marrë pjesë në këtë aktivitet, ku të gjitha vajzat e interesuara duhet të plotësojnë formularin përkatës dhe ta dërgojnë në adresën e email-it: openstage@fshf.al .