Pas një periudhe rreth dy vjeçare me mdyer të mbyllura për ndeshjet e futbollit, këtë fundjavë, stadiumi “Selman Stërmasi” i kryeqytetit, hap dyert për ndeshjet e kategorisë Superiore.
Saktësisht, ndeshja e fundit e luajtur në këtë stadium, daton në dhjetor të vitit 2023 kur “Selman Stermasi” priste një ndeshje të Tiranës, e cila u përball me Vllazninë rezultati përfundoj 0-1 për Vllazninë por askush se mendonte që nga ajo datë do të kalonin gati dy vite që dyert e hekurit të impiantit kryeqytetas të rihapeshin sërish për futboll pasi organizime të tjera ka pasur mjaftueshëm.
Koncerte, politikë, mbledhje, ditëlindje dhe ahengje të ndryshme ishin misioni i një stadiumi që shërbente si shtëpi pushimi më shumë se sa si një vend ku topi lëviz.
E teksa në këto dy vite Tirana sillej si endacake nëpër Shqipëri duke lypur ndere që ti hapnin dyert dikush me pagese e dikush pa pagesë,i ka luajtur ndeshjet si pritëse në Air Albania, Durrës, Elbasan, Lushnjë, Rrogozhinë e deri në Korçë e Vlorë gjë e cila dukej si një çmenduri.
Por të shtunën ekipi bardheblu do të kthehet në shtëpi kundër Flamurtarit, për të provuar më në fund emocionet e ndeshjeve të saj pa e mar borxh diku tjetër stadium.
Nga sa bëhet e ditur, në stadiumin “Selman Stërmasi”, do t’i luajë ndeshjet si pritëse edhe Dinamo, e cila ka dhënë kontributin e saj investues në proçesin e punimeve për rikonstruksionin e impiantit në fjalë.
Fatos LAMAJ