Një gol me kokë nga holandezi në fund të pjesës së parë vendosi ndeshjen në U-Power Stadium
Në ndeshjen e javës së 11-të të Serisë A, Milani mundi 1-0 Monzën dhe arriti fitoren e parë sezonale larg San Siros. I shtyrë nga një Maldini i shkëlqyer, Monza luajti më mirë në pjesën e parë, por u përball me një Maignan të madh që i tha jo “djaloshit të artë” dhe bëri një mrekulli ndaj Pedro Pereira.
Në fund të pjesës së parë mbërriti goli që vendosi ndeshjen: pas tentativës së Moratas, topi arriti te Reijnders i cili nuk gabon me kokë. Në pjesën e dytë “Djalli” rrezikon pak dhe i afrohet dyfishimit të epërsisë me Theo Hernandez dhe Leao. Megjithatë, mbyllet me fitoren 1-0 të kuqezinjve.