Zikaltërit kanë mposhtur 6-0 Lazion me golat e Calha, Dimarco, Barella, Dumfries, Carlos Augusto dhe Thuram
Pas fitoreve të Atalantës dhe Napolit, Interi përgjigjet duke qenë i pranishëm në krye të tabelës. Në ndeshjen e javës së 16-të të Serisë A, skuadra e Inzaghit mposht Lazion me rezultatin 6-0 dhe rrit epërsinë ndaj bardhekaltërve dhe Fiorentinës në renditje, duke u ngjitur në vendin e tretë me 34 pikë.
Në Olimpico në pjesën e parë, djemtë e Baronit luftuan deri në gjysmë ore lojë, më pas Calhanoglu (41′) zhbllokoi sfidën nga pika e penalltisë dhe Dimarco (45′) dyfishoi rezultatin me një asistim të përsosur të Dumfries. Gola që e vendosën lojën në pistën e zikaltërve.
Interi shpërtheu në pjesën e dytë me golat e Barellas (51′), Dumfries (53′), Carlos Augusto (77′) dhe Thuram (90′) . Në fushën e lojës për zikaltërit zbriti dhe mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani i cili u aktivizua në minutën e 63-të në vend të Calhanoglu.