Carrarese ka marrë një fitore 2-0 përballë Cesena-s, Stiven Shpendi shënoi golin e dytë në minutën e 77-të
“Mezi pres të përballem me vëllain tim, mbaj mend që si kundërshtarë kemi luajtur vetëm një herë kur ishim të vegjël”, tha Cristian disa javë më parë. E pritja duket se do të vazhdojë.
Cristian dhe Stiven Shpendi edhe në këtë javë të Serisë B nuk kanë mundur të vihen përballë njëri tjetrit. Ndërsa Stiven ishte i pranishëm në radhët e Carrarese, Cristian ishte i ulur në tribunë për shkak të një dëmtimi, duke i munguar skuadrës së Cesena-s.
Carrarese fitoi me rezultatin 2-0 përballë Cesena-s, ndërsa Stiven shënoi golin e dytë në minutën e 77-të. Goli i parë u shënua nga Bouah në minutën e 46-të.
Stiven nuk festoi në momentin e shënimit të golit, duke respektuar kështu ish-skuadrën e tij. Aktualisht është i huazuar nga Empoli te Carrarese.