Kaljari dhe Monza, luajtën sot një ndeshje shumë të rëndësishme, e cila për vetë pozitat që mbajnë në tabelë, luftojnë për mbijetese.
Monza kalon e para në avantazh me autor Kaprari në minutën e gjashtëtë 6’, por miqtë e Kaljarit barazojnë në minutën e 22-të me autor Zortea duke mbyllur pjesën e parë në barazim, 1 me 1.
Pjesa e dytë ishte shumë e dyluftuar, ku të dyja skuadrat kërkonin fitoren. Goli i Pikolit në minutën e 57-të i jep avantazhin Kaljarit, avantazh të cilin e mban në fuqi deri në fund të ndeshjes duke fituar një ndeshje shumë të rëndësishme me rezultatin 1 me 2.
Për tu theksuar është se përtej asaj që u tha më herët dhe në fakt u zbatua në ndeshjet e Kaljarit, që shkodrani Alen Sherri i kishte marrë “statusin” e titullarit, në këtë ndeshje në portë titullar ishte italiani Skufe.