Humbja me Lazio-n ka qenë fatale për Igor Tudor, i cili është shkarkuar sot nga detyra e trajnerit.
47-vjeçari u shkakruar për shkak të ecurisë së dobët të bardhezinjve në këtë fillim sezoni.
Juventusi në tetë ndeshje në Serie A mban vendin e tetë me 12 pikë ndërsa në Champions League ka grumbulluar vetëm dy pikë në tre takime. Juventus ka bërë me dije se deri në një moment të dytë, kur të caktohet një trajner tjetër, detyrën e kroatit e merr Massimo Brambilla.



