Në javën e 24-ët të Serisë A Atalanta ka mposhtur Cremonese-n me rezultatin 2-1 në ndeshjen e luajtur në Neë Balance Arena, ku Krstović zhbllokoi sfidën në minutën e 13-të. Samardzic më pas goditi traversën, përpara se Zappacosta të dyfishonte epërsinë në minutën e 25-të, goli i tij i parë në ligë me një gjuajtje të pandalshme me të majtën.
Atalanta kishte kontrollin e plotë të ndeshjes dhe e ruajti këtë në pjesën e dytë, duke mos rrezikuar pothuajse asgjë deri në kohën shtesë. Berat Gjimshiti arriti të shënojë dhe golin e tretë për Atalantën, por festa e mbrojtësit kuqezi u prish nga ndërhyrja e VAR, për një pozicion jashtë loje të Sulemana.
Miqtë reaguan në fund, Djuric detyroi Carnesecchi-n të bënte një ndërhyrje vendimtare, ndërsa Thorsby shënoi për 2-1 në minutën e 94-të, por vetëm kaq.
Atalanta fitoi 2-1, një rezultat që i lejon të ngjiten në kuotën e 39 pikëve, ndërsa Cremonese mbetet e bllokuar në 23 pikë, humbja e tyre e tretë radhazi.



