Teuta-Elbasani 0-0
Mbyllet në barazim pa gola 0-0 sfida Teuta-Elbasani, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit Abissnet Superiore.
Ka qenë e bukur dhe e luftuar ndeshja që u transmetua në RTSH 2, por as durrsakët dhe as verdheblutë nuk arritën që të finalizonin rastet e krijuara. Miqtë nisin më mirë ndeshjen dhe janë më kërkues në pjesën e parë.
Durrsakët nisin më mirë pjesën e dytë dhe i afrohen golit më Beshirajn. Loja ndërpritet dy herë, fillimisht sepse tifozët e Teutës ndezin disa flakadanë dhe më pas një defekt teknik bën që në stadium të ikin dritat për disa minuta.
Me rifillimin e lojës, të dyja skuadrat kërkojnë golin e avantazhit, por pa rezultat. 12 minutat shtesë janë emocionuese, fillimisht Teuta flirton me golin me Kotobellin, ndërsa në sekondat e fundit Ze Gomosh i afrohet golit të avantazhit për Elbasanin.
Mbyllet në barazim 0-0 kjo sfidë me dy skuadrat që detyrohen të ndajnë nga një pikë. Elbasani ngjitet i vetëm në krye të renditjes me 26 pikë (Egnatia luan nesër), ndërsa Teuta shkon në kuotën e 22 pikëve.



