Sunday, November 24, 2024

Sfidë për një biletë në çerekfinale, Italia dhe Zvicra ndeshen sot në “Olympiastadion”

Lexo

Historia është “e kaltër”, por nuk dihet nëse do të jetë e tillë mbrëmja e kësaj të shtune, me kampionë në fuqi të Evropës, Italinë, që luan ndeshjen e parë me eliminim direkt në Euro 2024, dhe në raundin e dytë përballë do të ketë një rrezik të madh, si “Helvetët” e Zvicër.

Djemtë e teknikut Luciano Spalleti nuk është se kanë bindur deri tani, por gjithsesi janë mbajtës të titullit dhe përgatiten për këtë ndeshje duke u konsideruar si favoritë, teksa një ndihmesë të madhe i jep edhe bilanci historik përballë zviceranëve, me 29 fitore përballë 7 të rivalëve, si dhe 24 barazime të siguruar.

Një mungesë e madhe pritet të jetë edhe qendërmbrojtësi i talentuar, Riccardo Calafiori, i cili ka “zhytur” teknikun Spalletti, në dyshime për formacionin titullar, ndaj një rivali që e respekton goxha, me strategun italian që veçon gjithashtu edhe nivelin e lartë të lojës që prodhon kapiteni i tyre, Granit Xhaka.

“Kemi kujtuar këto ditë finalen e Kupës së Botës 2006, që e fituam. Kemi pasur në autobus Gigi Buffon-in që foli me të gjithë dhe na rikujtoi ato emocione që në atë kohë ne i provuam nga shtëpia. Pra, e dimë se duhet të nderojmë këtë kujtim, këtë traditë. Duhet të jemi në nivelin për atë që kanë bërë futbollistët tanë më parë në këtë stadium.

Një përgjegjësi më e madhe për të kaluar këtë raund. Pres t’i shoh lojtarët e mi më të lirshëm. Tashmë, është duel direkt, nuk ka më llogari, që ndonjëherë të kushtëzojnë paraqitjen. E njohim Zvicrën, është e fortë dhe ka lojtarë shumë të mirë, si Xhaka, që është i nivelit ndërkombëtar”,- u shpreh tekniku italian, ku në fjalët e tij kuptohet qartazi dëshira e madhe për të siguruar një triumf.

Në krahun tjetër, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin është më i qartë lidhur me formacionin, dhe lojtarët e tij janë në formë. Granit Xhaka do të jetë në fushë si kapiten, por Xherdan Shaqiri mund ta nisë sërish nga stoli siç ndodhi ndaj Gjermanisë, mirëpo ndaj “Të Kaltërve”, tekniku turk i druhet një tjetër “rivali”, 11-metërshave.

“Ne kemi punuar këtë javë edhe për penalltitë. Të gjithë lojtarët janë përgatitur, por natyrisht nuk është e njëjta gjë kur gjuan penallti në ndeshje, me presionin që ke mbi supe. Kemi përvojën e duhur për penalltitë, ndonëse nuk duam që të shkojmë te 11-metërshat dhe shpresojmë që ndeshja të zgjidhjet përpara. Nuk është diçka e këndshme. Italia është skuadër e fortë, cilësohet favorite,  por do të bëjmë maksimumin për t’ia dalë. Nuk besoj se Italia është në krizë, mbetet kampione e Evropës në fuqi”,- u shpreh Yakin, në konferencën zyrtare për shtyp, një ditë para sfidës, së “Olympiastadion”, me “Të Kaltërit”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img