Monday, November 25, 2024

Shah-Kampionati lokal i shahut për shkollat 9-vjeçare të Shkodrës, 26 shkolla në garë për vendin e parë

Lexo

Qëndra Kulturore e fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër organizoi për dy ditë me radhë kampionatin lokal të shahut, një aktivitet ky tradicional që tashmë Qëndra Kulturore e ka shndërruar në traditë të sajen.

Në garë kanë qënë 26 shkolla 9 vjeçare, me mbi 100 shahistë të vegjël, të cilët gjatë dy ditëve të aktivitetit kanë dhuruar emocione për ndeshjet e tyre plot cilësi dhe rivalitet.

Pas ditës së parë eleminatore, dita e dytë ka pasur në program ndeshjet finale, të cilat kanë qënë edhe më të bukurat e aktivitetit, ndeshje këto që janë ndjekur edhe nga shumë bashkëmoshatarë të tyre në mënyrë të organizuar.

Sipas Kryegjyqtarit të aktivitetit, Benard Leka, Kampionati për shkollat 9-vjeçare të Shkodrës, ishte një aktivitet sa emocional aq dhe me rivalitet, pasi dëshira për t’u paraqitur sa më mirë lexohej qartë te të gjithë shahistët e vegjel të grupeve përfaqësuese të shkollave pjesmarrëse.

Në mbyllje të aktivitetit, gjyqtaria kryesore e kampionatit ka dhënë çmimet përkatëse, me klasifikimet ekipore për shkollat konkuruese, si dhe në konkurimin individual.

Sipas rezultateve përkatëse, janë shpallur 12-të fituesit për vajza dhe djem, 6 të ciklit të lartë, përkatësisht të shkollave “Ndoc Mazi”, “Cor Jezu”, “Zemra e Krishtit”, “ABC, “Ndre Mjeda”, “Hasan Riza Pasha”, “Ismail Qemali”, “Miqësia”, dhe “Ruzhdi Daca”.

(Video) Pamje nga Kampionati lokal i shahut për shkollat 9-vjeçare të Shkodrës

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img