Thursday, March 28, 2024

Lajm i hidhur për sportin lezhjan. Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare, delegati i FSHF-së, Hysmet Alcani

Lexo

Komuniteti i sportit lezhjan dhe më gjërë, ka humbur një emër të njohur që i përket, jo vetem qytetit të Lezhës, por mbarë komunitetit të futbollit. Bëhet fjalë për Hysmet Alcanin, i cili gjatë periudhës së fundit ka qënë në detyrën e delegatit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, ish futbollisti i Besëlidhjes, Vllaznisë dhe Partizanit, Alert Alcani, i cili prej disa vitesh ushtron detyrën e trajnerit të disa skuadrave, ndërkohë që aktualisht është në cilësinë e drejtorit sportiv të KF Besëlidhja.

“Më preve krahët bab. Më prishe ritmin e jetës. Nuk kam fjalë, nuk gjej dot si ta përshkruaj këtë dhimbje. Të kisha shok, të kisha shpirt, zemër, pse ma bëre këtë. Do të jesh gjithmonë në zemrën time. Bëhu engjëlli jonë atje lart dhe më drejto nga lart. Do më mungosh bab”, shkruan Alert Alcani, në rrjetin social FB.

Nga sa bëhet e ditur, i ndjeri Hysmet Alcani, ndërroi jetë në Itali, ku kishte udhëtuar për të vizituar njerëzit e tij të afërm. Për familjen Alcani dhe konkretisht për djalin e tij, Alertin, ndarja nga jeta e babait të tij ishte krejt e papritur, kur kemi parasysht se vetem rreth një muaj më parë, ai do të postonte një foto në profilin e tij FB me babain e tij, ku e uronte: ” Babush Edhe vite pran nesh!

Ndërkohë, burime, pranë familjes Alcani bëjnë të ditur, se trupi i pa jetë i Hysmet Alcanit, pritet të mbërrijë në Shqipëri këto ditë për të kryer shërbimet e duhura të përcjelljes për në banesën e fundit.

Për hirë të së vertetes, për ne që e kemi njohur prej së afërmi, kujtojme me shumë respekt shërbimet kompetente dhe profesionale të Hysmet Alcanit në vëzhgimin e ndeshjeve të kategorive të ndryshme futbollistike, femra dhe meshkuj, të zhvilluara në qytetin e Shkodrës, si delegatei FSHF-së.

Portali Veriu Sport, i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Alcani për humbjen e njeriut të tyre të dashur, si dhe komunitetit lezhjan, për humbjen e një njeriu aktiv në sektorin e futbollit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img