Thursday, November 21, 2024

Shehi me “dhimbje koke”, pa 3 lojtarë në derbin e kryeqytetit

Lexo

Partizani dhe Tirana luajnë të enjten në 19:45 në “Air Albania”. Derbi i kryeqytetit vlen për javën e 15 të Superligës, me dy skuadrat që vijnë nga formë dhe pozicione të ndryshme në klasifikim. Kryesuesit e Tiranës kanë tre mungesa të sigurta, teksa për sfidën e radhës mungojnë Najdovski, Përgjoni dhe Gyamfi.

Të tre lojtarët kanë probleme fizike, teksa tërheqja muskulore nuk mund të rikuperohet për Najdovskin. Mungesa e Maqedonaso-veriorit që luan titullar do ndryshojë planet e trajnerit Shehi, që nuk do ketë në mesin e fushës muskuj dhe cilësi në ajër.

Nga ana tjetër, katër lojtarë bardheblu duhet të jenë të kujdesshëm në derbi, pasi një tjetër karton I verdhë do sillte mungesën për javën e 16, në sfidën me Vllazninë. Seferi, Hoti, Limaj dhe Behiratche janë emrat që rrezikojnë te bardheblutë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img