Sunday, May 5, 2024

Pragndeshja, Vllaznia-Kukësi, klubi kuqeblu nxjerr në treg biletat e “Loro Boriçit”

Lexo

Ndërkohë që skuadra kuqeblu po përgatitet për ndeshjen Vllaznia-Kukësi, takim ky i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, drejtuesit e KF Vllaznia njoftojnë se kanë nxjerrë që sot në treg biletat për ndeshjen në fjalë.

Nga sa bëhet e ditur, çmimet e biletave për këtë ndeshje, të cilat do të shiten edhe online, do të variojnë nga 200 lekë deri në 1500 lekë. Më saktësisht, çmimet e biletave për secilen tribunë janë të saktësuara në tabelën grafike që shoqëron informacionin në fjalë.

           NJOFTIM

“Duke filluar nga sot ka nisur shitja online e biletave të ndeshjes Vllaznia- Kukësi e cila luhet ditën e enjte në orën 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund t’i blini duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

http://bileta.t-ticket.al dhe

https://bileta.fshf.org

Ndërkohë nga nesër do të nisë shitja e biletave në sportelet pranë stadiumit të cilat do të jenë të hapura në këto orare:

Të mërkurën 10.00- 17.00

Të enjten 10.00 deri në orarin e ndeshjes.

Eja edhe TI!”, thuhet në njoftimin në fjalë.

Sfida, Vllaznia-Kukësi, që konsiderohet edhe takimi më i rëndësishëm i javës së 15-të të Kategorisë Superiore, do të luhet ditën e enjte në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16.45.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img