Sunday, September 8, 2024

Shehi përpara sfidës me Dinamo Batumin: “Ne do të futemi në fushë të japim 100%”

Lexo

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, foli në konferencën për shtyp përpara sfidës me Dinamo Batumin për Conference League e cila do të luhet nesër në orën 20:00 në Air Albania.

“Ndeshja në mes të korrikut? Është një moment normal në këtë situatë pasi kupat e Europës në këtë periudhë janë. Ne kemi mbaruar fazën përgatitore. Pas kësaj faze edhe skuadra ka patur ndryshime të shumta në masë. Kanë ardhur shumë lojtarë dhe kjo fazë shpresoj të ketë shërbyer për aspektin fiziko-taktik.

Dinamo BatumiKundërshtari ka disi avantazh më shumë se ne pasi ka ndeshje në këmbë, luajti Superkupën para disa ditësh. Shpresoj të jemi në ritëm. Kur ka shumë ndryshime do të ishte më mirë të kishim më shumë kohë. Ne do të futemi në fushë me idenë që jemi të barabartë. Përshtypje për kundërshtarët kemi pasi kemi  parë ndeshjet e fundit të tyre. Një opinion e kemi, meriton respekt por nuk i them ku janë pikat e dobta apo të forta.

Ndryshimet në merkatoJemi përballë një fakti që kemi shumë ndryshime në skuadër. Nesër do të jetë 50-60% skuadër e re në krahasim me atë që përfunduam sezonin. Ka mbetur vetëm Najdovski. Ndryshimet janë prezente, kjo kohë shpresoj të jetë e mjaftueshme. Shpresoj të jemi në më të mirën tonë. Një përballje që çdo lojtarë nëse arrin ta interpretojë do të na bëhet më e lehtë pasi këto lojtarë që kanë ardhur kanë eksperiencë europiane. Kështu shpresoj të komportohen më shpejt me pjesën tjetër e grupit.

Si lojtarë keni patur sukses në Europë, tani jeni trajner? Dita që kam qenë lojtarë më duket shumë e largët. Tani jam në pozicion tjetër, duam të bëjmë maksimumin tonë. Detajet e vogla t’i vlerësojmë dhe të mos jenë penalizuese. Unë i mëshoj faktit jo individual por lojtarëve. Kemi lojtarë që kanë prekur nivele të larta si unë por edhe me ekipin Kombëtar.

Gjendja e Lushkjes dhe Abazajt? Kemi vuajtur nga dëmtimet, dy prej tyre janë Lushkja dhe Abazaj. Janë bashkuar pak më vonë në fazën përgatitore por janë plotësisht të gatshëm. Janë 100% të gatshëm fizikisht.

PresioniPresioni është i vazhdueshëm dhe nëse di ta menaxhosh të bën mirë. Nuk ka ndeshje pa presion që të të vërë ty para faktit që të japësh maksimumin me përqëndrim maksimal. Vjet ishte histori tjetër, sot tjetër. Ne do të futemi në fushë të japim 100% dhe opinioni kërkon të kemi sukses. Mendoj që nuk është ajo trysnia që të  na fusë në siklet.

Prurjet e reja, tashmë keni një 9-sh tipikPrurjet e reja gjatë kësaj kohe mundohen të përthithin idetë e trajnerit por edhe nga pjesa tjetër e skuadrës. Kemi marrë një 9-sh fiks si Kaina por ai është në një gjendje jot ë mirë shëndetësore dhe shpresojmë ta kemi në fushë në 100% e tij. Nuk ka rëndësi vendosja por interpretimi i lojës.

Doka dhe HoxhallariHoxhallari ka qenë pikë kyçe e jona. Një vit e gjys e kam patur në skuadër dhe ka patur peshën e vet. Unë jam i faktit që flamujt e një skuadre mbeten gjatë aty. Ai kthehet pas një viti, e njohim dhe ai na njeh, ambientin, tifozët të gjitha. Edhe Doka, janë lojtarë që klubi i ka afruar dhe meriton komplimente që u ka përmbushur kërkesat e tyre. Janë lojtarë që e njohin mentalitetin, kanë dhënë për këtë fanellë, tifozëria i do. Nuk janë si të ardhurit e ri duke qenë më të gatshëm pasi janë flamuj të Tiranës. Shpresoj të japin atë kontribut që kanë dhënë edhe përpara.

Fryma e grupitKjo ka qenë një nga pikat ku ngulmonim pasi kanë ardhur shumë lojtarë. Kemi mbuluar të gjitha pozicionet duke i dubluar. Me ardhjen e tyre shtohet konkurenca por janë lojtarë profesionist dhe shtojnë konkurencën. Kanë prekur nivelet më të larta dhe duhet të jenë me idenë që të fitohet ndeshja pavarësisht kush është në stol apo titullar. Për mua rëndësi ka më shumë ai që është në stol pasi mund të ndryshojë ndeshjen. Fryma ka qenë e mirë dhe deri tani nuk kemi patur këto probleme.

Tirana e dënuar të kualifikohet?  Nuk na ka dënuar njeri, dënimet janë për ata që bëjnë faj. Ne do të dalim në fushë të japim maksimumin, të dalim nga kjo betejë të marrim atë që japim. Çdo rezultat që jep fusha e lojës ne do ta respektojmë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img