Monday, January 19, 2026

Shënoi golin e fitores ndaj Partizanit, Çoba ia dedikon gjyshit të ndjerë!(Partizani-Vllaznia 1-2. Java e 16-të e Superiores)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Mehdi Çoba konsiderohet “heroi” i mbrëmjes së sotme, pasi goli i tij në minutën e 90-të shënuar në portën e Rexhepit të  Partizanit i dha fitoren kuqebluve. Një gol që ndezi tifozërinë shkodrane e pranishme në tribunën e stadiumit “Partizani”. Një gol që patjetër që do të mbahet mend gjatë edhe nga vetë Çoba, për të cilin ai ka një deditim, pikërisht për gjyshin e tij të ndjerë, i cili ka luajtur futboll me Vllazninë.

Duke folur pas ndeshjes në mikrofonin e Over Sport, Çoba shprehet i kënaqur dhe i emocionuar, aq më shumë që goli i tij id ha fitoren ekipit.

“Jam shumë i kënaqur, por më i kënaqur që ekipi mori fitoren dhe u ngjit në renditje. E fillova ndeshjen me vështirë dhe mbas golit u lirova. Ishte fushë e re për ne dhe nuk ishim ambientuar me të. Dedikimi? Goli i dedikohet gjyshit tim të ndjerë dhe shpresoj të jetë krenar për mua. Sa më shpejt që të jetë e mundur, me punë dhe këmbëngulje do të mund të fitoj një vend titullar në skuadër. Stërvitem çdo ditë dhe pres momentin tim. I takon trajnerit që të vendosë se kush do të luajë në fushë”, u shpreh ndër të tjera, autori i golit të fitores, Mehdi Çoba.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana ndalet sërish, Adeloje shpëton Vorën në minutat e fundit

Vora-Tirana 1-1(Adeloje 81/Ndong 51) Vora:Harizaj,Zuna,Repaj,Shehi,Vrapi,Tabaku(Daka 65),Dalipi(Adeloje 74),Barjamaj,Bardhi(Kasalla 65),Ruzgis(Felipe 65),Geci(Prenga 74) Trajner:Eldiano Topi Tirana:Tafas,Vera,Lleshi,Kortes,Ndong,Myslovic,Silva,Alvarez,Tabeku,Ernest,Xhixha(Haxhiu 69) Trajner:Ardian Nuhiu Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Jetmir Podgorica(Shkodër),Klodian Prenga(Laç) Var:Indrit...
- Advertisement -spot_img