Friday, April 19, 2024

Godet Zenepe Dibra, me një “super Gol”! ….përfundimisht, Vllaznia fiton ndaj Partizanit “1-3”!

Lexo

Çifti Zenepe dhe Enver Dibra, është ndër më të njohurit në qytetin e Shkodrës, por jo vetëm, sepse niveli i tyre intelektual dhe kontributet që ato i kanë dhënë në vite shoqërisë shqiptare si specialistë të mirëfilltë në fushat e tyre, ka marrë mirënjohje të shumta nga komuniteti.

Që në rininë e tyre, ato kanë spikatur edhe si sportdashës dhe dashamirës të fushës së sportit, por për hirë të së vertetës, që kur i biri i tyre, Blendi Dibra, mori pozicione të rëndësishme të forumet drejtuese të sportit, fillimisht tek basketbolli, dhe së fundmi si sekretar i përgjithëshëm i KF Vllaznia, pasioni i tyre i tyre për futbollin shkodran është shtuar edhe më shumë.

Për vetë ecurinë e ndeshjes dhe momentin e shënimit të golave, emocionet e fitores së Vllaznisë mbrëmjen e sotme ndaj Partizanit në transfertë me rezultatin 1-2, kanë prekur çdo shkodran, mes të cilëve edhe çiftin Dibra. Emocion, që zonja Zenepe, nuk ka nguruar ta shprehë edhe në rrjetet sociale.

“Ishte nje gezim i madh edhe ne familjen tone. Nuk e besuam sepse jemi tronditur disa here me ulje ngritjet e Vllaznise. Edhe sonte pas nje loje te mrekullueshme te Vllaznise ne pjesen e pare gadi sa s’ mbaruam per uljen e tempit ne pjesen e dyte. Por ja gezimi qe i papermbajtur kur shenuam golin e barazimit por me shume edhe ate te fitores. Per ne qe jemi ne moshe keto luhatje qe natyrisht i ka futbolli na shkaktojne luhatje ne tensionin e gjakut  por ishalla nuk na mbarojne ditet pa e pare edhe njeher Vllaznine kampion. Forca  Vllaznia! Per hatrin tone, per hatrin e tifozave te rinj, per hater te tifozave femij por edhe per hater te tifozave pleq ban pak ma shume sforco dhe na dhuro nje trofe.”, shkruan zonja Zenepe Dibra, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Një “super Gol” ky i zonjës Dibra, që mund të themi se …përfundimisht, Vllaznia fiton ndaj Partizanit me rezultatin 1-3….!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img