Për arsye shëndetësore mungoi në ndeshjen e javës së kaluar me Bylisin në “Loro Boriçi” duke ia lënë drejtimin e skuadrës kolegut tëtij, Elvis Plori. Një gjë e tillë la shteg për të dyshuar ndonjë prekje nga virusi Covid-19, por shfaqja e tij sot në konferencen e shtypit të pragndeshjes, Kastrioti-Vllaznia, si dhe më pas udhëtimi me skuadrën drejt Krujës bëri të qartë për opinionin sportiv, se Thomos Bedariç do të jetë nesër në pankinë në udhëheqjen e kuqebluve drejt fitores.
“Shëndeti është mbi të gjitha, për momentin ndiehem shumë më mirë dhe jam i gatshëm të mbështes ekipin. Nesër është mundësia jonë që të luajmë një ndeshje të mirë dhe kemi shansin të tregojmë një formë sa më të mirë sportive.”- u shpreh në fillim të prononcimit të tij koroato-gjermani Brdariç.
Sa i përket mungesave që janë në skuadër, Brdariç konfirmoi se vendin e Adilit në qëndrën e mbrotjes do ta zërë në këtë ndeshje qëndërmbrojtësi Dejan Shehi.”
“Në lidhje me mungesën në mbrojtje të Adilit, patjetër duhet të bëjmë një ndryshim dhe atë do ta zëvendësojë Dajan Shehi. Besoj se është shumë i motivuar dhe do të përfaqësohet në mënyrën më të mirë të mundshme.”, saktësoi Brdariç.
Më pas, ai foli edhe për kundërshtarin, por edhe me punën që është bërë në skuadër për ta kaluar me sukses këtë ndeshje.
“Do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë, do jetë një betejë në çdo sekondë dhe duhet të tregojmë forcën tonë në fushë, jo vetëm fizike. Duhet të jemi të zgjuar, të luajmë nga ana psikologjike. Sigurisht që kemi punuar për të krijuar shanset tona të fitores. Duhet të mbrojmë njëri-tjetrin në sulm dhe mbrojtje. Të shfrytëzojmë mundësitë në çdo ndeshje sepse krijojmë shumë raste duke mos harruar edhe mbrojtjen. Do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë, do jetë një betejë në çdo sekondë dhe duhet të tregojmë forcën tonë në fushë, jo vetëm fizike. Duhet të jemi të zgjuar, të luajmë nga ana psikologjike. Lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Ne futemi në ndeshje për të fituar, shpresoj që të tregojmë më të mirën në fushë, kemi armët tona. Çdo ndeshje nis nga zero, koha e përgatitjeve për këtë ndeshje ka qenë e pakët. Nuk është ndeshje miqësore, luajmë për kampionat. Nuk kemi kohë të humbim, të përfitojmë nga eksperienca. Kemi 13 pikë që nuk i merr njeri, të grumbullojmë më shumë. Në ekipin e parë, ne kërkojmë maksimumin dhe jam krenar për lojtarët dhe klubin. Do ta shohim në fund ku do jemi, objektivi në çdo ndeshje është maksimumi. Skuadra është e motivuar.”, -tha Brdariç.
Duke folur për pagat e pamarra, trajneri beson së do të zgjidhet në një mundësi më të shpejtë. “Dua t’i jap lojtarëve sigurinë që të luajnë në fushë. I kam thënë Alban Xhaferit që këtu të marrin të gjithë përgjegjësitë. Kemi bërë skuadër të fortë dhe duhet të jemi në gjendje të mirë nga çdo anë. Të zgjidhet sa më shpejt puna e pagave. Lojtarët shpeshherë nuk e kuptojë se çfarë ndodh në futboll.”,-përfundoi trajneri kuqeblu, Thomas Brdariç.
Ndeshja Kastrioti-Vllaznia, e vlefshme për javën e 7 të kategorisë Superiore luhet të mërkurën në Kamzë duke filluar nga ora13.45