Wednesday, May 8, 2024

Noris Kozmaj, ish futbollisti shkodran, pasioni për arbitrimin

Lexo

Është vetëm 25 vjeç, moshë e cila duhej ta gjente në fushat e blerta si futbollist. Sepse e tillë ishte karriera sportive e Noris Kozmajt, futbollistit të njohur shkodran që fillimet i pati në ekipet e moshave të Akademisë Vllaznia ku edhe u shpallë kampionë kombëtarë. Madje, falë talentit të tij, Kozmaj shumë shpejt u bë pjesë edhe ekipit të parë të Vllaznisë duke luajtur edhe në kategorinë Superiore. Dhe, përpos kuqebluve, Noris Kozmaj, luajti me sukses edhe me ekipin e Katriotit të Krujës, por edhe në Kosovë me ekipin e  Lirisë së Prizrenit.

Edhe pse për Norisin, dëshira dhe pasioni për të vijuar aktivitetin si futbollist ishin të shumta, problemet që kaloi rreth një dëmtimi që pati në fushën e lojës nuk e mundësuan një gjë e tillë. Megjithatë, për të qëndruar sërishmi pranë futbollit, ai kishte edhe një plan B, dhe kjo ka të bëjë me fushën e arbitrimit. Në fakt, gjatë bisedës që Veriu Sport pati me ish futbollistin kuqeblu Noris Kozmaj, mësoi se pasioni për arbitrimin ekzistonte tek ai edhe gjatë kohës që luante futboll, gjë që e ka shfaqur jo pak herë edhe me kolegët e skuadrave ku ai është aktivizuar, por edhe me gjyqtarë dhe drejtues të Kolegjumit të Arbitrave të futbollit në Shkodër. Bilbili i arbitrimit për të ishte në planet e mëvonshme, të shumë viteve më pas, kur ai të mbyllte karrieren sportive të mbas 30-tave siç ndodhë zakonisht me futbollistët. Por, rrethanat e sollën që ai t’i bashkohet sektorit të arbitrimit më herët.

Për Kryetarin e Kolegjimit të Gjyqtarëve të Futbollit në Shkodër, Dritan Salja, përfshirja e futbollistëve në sektorin e arbitrimit është diçka pozitive, ndaj edhe bashkëpunimi me Noris Kozmajn ka qënë perfekt që në momentet e antarësimit të tij në kolegjum. Përvoja si futbollist e ka ndihmuar që të ambientohet sa më shpejt me fushën e gjykimit. Avantazhet që ai disponon në aspektin fizik i ka gërshëtuar më së miri edhe me njohuritë e marrë në teori, dhe të gjitha së bashku kanë bërë që kariera e tij tre vjeçare në kolegjumin e Shkodrës të jetë progressive nga vitë në vitë. Aktualisht, është pjesë e kontigjentit të arbitrave të kategorisë së dytë, ndërkohë që ambicjet e tij janë për të ecur sa më lart duke synuar të mbërrijë në majat më të larta të nivelit të gjykimit. Natyrisht, që për të realizuar këto objektiva duhet shumë punë, por me pasionin, përkushtim dhe vullnetin e madh që e karakterizon, Norisi premtin që do t’ia arrijë qëllimit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img