Mbrëmja e së dieles ka ardhur me dy lajme të befasishme për KF Vllaznia. Përmes njoftimeve zyrtare që klubi kuqeblu bëri për publikun, bëhet e ditur se Elvis Plori nuk do të jetë më trajner i parë i Vllaznisë. Ndërkohë, bashkangjitur me këtë lajm, ka ardhur edhe informacioni tjetër duke bërë të ditur se drejtuesit e klubit shkodran kanë vendosur që në krye të skuadrës kuqblu të vihet Mirel Josa.
KOMUNIKATË PËR SHTYP Nr.1
Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të pare Elvis Plorin. Falenderojmë trainerin Plori për të gjithë kontributin e dhënë gjatë ketyre 2 viteve për ringritjen e klubit tone dhe i urojmë shumë suksese ne sfidat e ardhshme në pozicionin teknik brenda klubit tonë.
KOMUNIKATË PËR SHTYP Nr. 2
Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t’i ofrojë te gjithe besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu. I urojmë fat dhe suksese në permbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vllaznisë. Mirë se erdhe MJESHTËR!