Sunday, September 8, 2024

Shkeljet me bilancet financiare, UEFA përjashton Juventusin nga Europa, e zëvendëson Fiorentina

Lexo

Shkeljet me bilancet financiare, si për praktikën e plusvalencave, ashtu edhe për atë të mosdeklarimit të pagave që janë dhënë në të zezë, janë bërë objekt i një hetimi të gjatë nga organet e drejtësisë. Pas shqyrtimit të akuzave, Komisioni Disiplinor i UEFA-s, ka vendosur që Juventusi nuk duhet të luajë një sezon në Europës, si dhe të paguajë një gjobë prej 20 milionë eurosh që do të shlyhet pjesërisht tani dhe pjesërisht “me kusht” më vonë.

Përjashtimi i Juventusit ka bërë që në vend të bardhezinjve do të marrë pjesë Fiorentina, finaliste e edicionit të kaluar. Në fakt, në Torino, prej javësh ishin gati të hiqnin dorë nga Europa, një vendim që e pranuan me qetësi, duke qenë se nga pikëpamja ekonomike nuk është një humbje serioze.

Nga pikëpamja sportive, pra, i jepet fund aferës së fitimeve kapitale dhe pagave, që e kishte kushtëzuar shumë Juventusin sezonin e kaluar. Skuadra e Allegrit do të përqendrohet kështu në kampionat dhe Kupën e Italisë, duke u përpjekur të ndërpresë një seri dyvjeçare pa trofe.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img