Saturday, December 28, 2024

Shkëlqen në Skoci, Roko Vata ftesë nga 5 klube Europiane për ta bërë të tyrin. Rihapet pista e veshjes kuqezi për djalin e ish kapitenit të Shqipërisë, Rudi Vata

Lexo

Milani, Juventus, Arsenali, Siti dhe Roma, janë 5 klubet me emër europiane, të cilat janë vënë në garë për ta bërë të tyrin, talentin Roko Vata. Lajmi në fjalë është bërë publik nga mediet italiane, të cilat, ndër të tjera evidentojë sukseset që po arrin 17 vjeçari Vata në kampionatin skocez si pjesë e Akademisë së Sëlltikut, si dhe ekipit të dytë të këtij klubi.

Në komentet me plot superlativa që “Tuttomercatoëeb” përcjellë për Vatën, përfshihet edhe përformanca mjaft e mirë që Roko po tregon gjatë aktivizimit me kombëtaren e moshave të Irlandës, pjesë e së cilës është prej rreth dy vitesh.

“Një lajm i bujshëm ka qarkulluar ditën e sotme për Roko Vatën, ku ai së fundmi ka shënuar kundër Fulhemit dhe Lajpcigut, në Ligën Europiane të të rinjve, duke rënë ndjeshëm në sy me talentin e tij. Vata është mesfushor ofensiv dhe ka kontratë me ekipin skocez deri në vitin 2024, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth dy milionë euro. Për ekipin e dytë të Sëlltikut,  17-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim në 11 paraqitje këtë edicion. Roko Vata është pjesë e Përfaqësueses U18 të Irlandës, shtet ku ka lindur dhe nëna e tij, e cila është gjithashtu dhe bashkëshortja e Rudi Vatës. Gjithsesi ekziston mundësia që talenti 17-vjeçar në të ardhme të zgjedhë Kombëtaren shqiptare.”, citon “Tuttomercatoëeb” gjatë komentit dashamirës që bën në adresës të Roko Vatës.

Të gjitha këto, kanë bërë që klubet e njohura europiane të zbulojnë tek Roko Vata, cilësitë e lojtarit që atyre u nevojitet ta ketë në gjirin e eipit të tyre.

Natyrisht, që ky shpërthim i Roko Vatës nuk vjen rastësisht, sepse fillesat, pasioni, nxitja, por edhe mësimet e para i ka marrë nga babai i tij, ish kapiteni i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, i cili ka krenarinë e ligjshme, teksa shikon të rritet djali i tij me parametrat optimal të perspektives.

Pak më herët, kur ai luante në kategoritë e moshës më të vogël, ka pasur komente të shumta se me cilën kombëtare do të preferonte të luante Roko Vata. Me tre nënshtetësi, atë të Mbretërisë së Bashkuar si qytetar i Skocisë ku ka lindur dhe jeton prej vitesh së bashku me familjen e tij, por edhe me atë shqiptare nga i ati Rudi Vata, dhe Irlandeze nga origjina e së ëmës, për momentin, më e shpejtë është treguar kombëtarja e Irlandës, e cila e ka aktivizuar titullar në formacion. Por, gjithësesi, bazuar edhe në komentet e fundit mediatike, një çështje e tillë është hapur përsëri për diskutim, duke shtuar shanset që Roko Vata t’i bashkohet kombëtares së Shqipërisë në vazhdim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img