Është mbyllur 1-1 mes spektaklit derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Në fund të këtij dueli ka folur trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi.
“Barazimi nuk më djeg si humbje, duhet ta kishim fituar, patëm momente për ta çuar 2-0. Keq më vjen për pikët dhe lojtarët. Dhamë maksimumin, luftuam për ta fituar ndeshjen. Bëmë maksimumin e mundësive që kishim. Ndonjëherë nuk është e mjaftueshmë që me 1-0 të fitosh. Jemi të mërzitur për 2 pikë që lamë dhe situatën ku jemi. Duhet të marrim anën pozitive, besoj shumë që do të dalim nga kjo situatë.
Jam i pakënaqur me skuadrën në disa momente, në disa situata, kur kishim topin në këmbë. Një skuadër nuk e mbron rezultatin vetëm duke u mbrojtur apo duke vrapuar. Bëmë mirë me pjesën e të paturit raste. Goli ishte më shumë meritë e kundërshtarit se gabim i joni.
Pati një moment faull me Kolën, para kornes dhe ajo u shënua gol. Ndonjëherë edhe fati i keq, nuk kemi si ta ndryshojmë. Por për goditjen standarte më shumë ishte meritë e kundërshtarit se gabimi i jonë.