Shkodrani Gentian Kiri, kampion në SHBA. Ish handballisti kampion i Vllaznisë, është kapiten i ekipit Alb Naples që konkuron në Kampionatin Amerikan për moshat mbi 45 vjeç

I larguar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen e tij, ish handballisti kampion me Vllazninë, Gentian Kiri, një lojtar i kombëtares kuqezi, si dhe me një karrierë të suksesshme edhe në Europë,  pasionin për sportin e ka vijuar edhe përtej oqeanit.

Prej kohësh, Genti është pjesë e ekipit të futbollit Alb Naples, i cili konkuron në kampionatin amerikan të moshës mbi 45 vjeç, ku ekipet janë me nga 7 lojtarë në fushë dhe ndeshjet luhen në fusha të rregullta futbolli me pjesëmarrjen e ekipeve: Alb Naples, Gulf Coast United, Manchester United, Miller Dental, Naples Fc, Inter Naples Fc.

Me një shtatlartësi të konsiderueshme, dhe falë edhe vlerave të shfaqura në fushën e lojës, drejtuesit e klubit i kanë besuar Gentit shiritin e kapitenit të skuadrës.

Javën e kaluar, skuadra e tij, Alb Naples, fitoi gjysmëfinalen e Play-Off kundra Manchester United me rezultatin 4-1 duke u kualifikuar në finale.

Sfida finale e luajtur në Kompleksin sportiv North Collier Regional Park, në mes ekipit të Kirit, Alb Naples dhe Gulf Coast, një skuadër që ka fituar shumë turne gjatë viteve të fundit, u shoqërua me shumë rivalitet dhe emocione, për të cilën flet vetë rezultati i barabartë, 3-3, në kohën e regullt.

Edhe pas kohës shtesë, nuk ka ndryshim të rezultatit, dhe, për të vendosur ekipin kampion, është dashur gjuajtja e penalltive.

Në ekzekutimin e 11-metërshave, Alb Naples e shkodranit Genti Kiri është treguar më e sakë duke realizuar shtatë të tillë, ndaj 6 të kundërshtarit, Gulf Coast duke u shpallur kampion për sezonin 2024-2025.

Foto që shoqëron shkrimin ka të fiksuar protagonistët e suksesit të ekipit kampion Alb Naples, ku lojtarët e ekipit, nga e majta në të djathtë, janë:

1-ALDI Ferko nga Fieri, mbrojtës

2-Petrit Xhaho nga Devolli mbrojtës 3-Astrit Dervishi nga Kuçova, sulmues ish lojtar i Naftëtarit

4-Gentian Kiri nga Shkodra, mesfushor, kapiten i ekipit

5-Toni Zhezha nga Tirana, sulmues ish lojtar i grupmoshave të Tiranës

6-Adi Karapici  nga Tirana, mbrojtËs, njëkohësisht mbështetës kryesor i ekipit

7-Aleksi nga Kolumbia, portier i ekipit

8-Felipe nga Peru, qëndër mbrojtës Rreshti poshtë

1- Amarildo Myslymi  nga Tirana, qëndërmbrojtes, ish futbollist i grupmoshave të Tiranës.

2-Costel nga Rumania, mbrojtes

3-Edmond Kushi nga Durrësi, mesfushor

4-Sebi nga Rumania, mbrojtës

5-Jorge Reina Mar nga Kolumbia, mbrojtës.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu